Partia Socialiste depozitoi zyrtarisht në kuvend kërkesën që të shtyjë vettingun deri në dhjetor të vitit 2024,l por për të ndodhur një gjë e tillë duhen votat e PD-së, sepse rregullimi bëhet me 94 vota në kushtetutë.
Pedagogia Aurela Anastasi e ftuar në Radar me gazetaren Jonida Shehu ka dhënë detaje në lidhje me të gjithë mundësitë për shtyrjen e afatit të vettingun.
Anastasi është shprehur se ndryshimi i kushtetetutës është një ngjarje e rëndësishme, ndaj dhe procesi i vettingut është i rëndësishëm që të kalojë në të gjithë fazat e tij.
Sipas saj shkak për procesin e vettingut janë bërë dorëheqjet e shumta që janë bërë në momentet e fundit nga prokurorët dhe nga gjykatësit.
“Ndryshimi i kushtetutës është një ngjarje e rëndësishme, ndaj është e rëndësishme që të kalojë të gjithë fazat. Mua më është dukur formulim korrekt, pasi që në fillim ishte hartuar në mënyrë për të mos pasur abuzime me afatin, kjo dispozite garanton afate strikte për kryerjen e vettingun. Nëse ne do të kujtojmë rekomandimet e Venecias, ne do të shikojmë se një nga opinionet lidhej me faktin se organet e vettingut duhet të jenë të përkohshme.
Ne sot jemi në një gjendje që kemi rreth 800 gjyqtarë dhe prokurorë ku vetëm gjysma ka kaluar vettingun dhe afati i tyre përfundon në qershor të vitit 2022.
Gjatë pandemisë u bllokua dhe procesi i vettingut, duhet të kujtojmë se faktori politik ka një ndikim të theksuar në të gjithë këtë, por pavarësisht nga këto argumente ne kemi punuar me vlerësim risku dhe e dinim që kishim zvarritje ndaj parashikuam nga fillimi konsituimit të mandatit, por dorëheqjen kanë sjellë dhe vonesën në vetting. Duke e parashikuar një gjë të tillë ne e përcaktuam në kushtetutë dhe e përcaktuam qartë. Ne e dimë se dorëheqja është e drejtë universale por kjo u bë me një qëllim të caktuar. Kushtetuesja u ka dhënë të drejtë që të japin dorëheqje në çdo moment, dhe kjo shkakton dhe vonesa të mëdha.
Unë kam qenë skeptike ndaj amendamenteve por mendoj se ky amendament do e zgjidhte një gjë të tillë dhe efektiv pasi ka një numër të madh gjyqtarësh dhe prokurorësh pa u vetuar. Unë them se ky amendament është i drejtë, pasi një nga problemet më shqetësuese është se ka qëndrime jo unike mes grupeve të ndryshme gjykues edhe brenda organeve të vettingut, dhe nëse ne do të kalonim në organe të tjera do të gjykohej në standarte të tjera vlerësimi dhe rivlerësimi”,është shprehur ajo./abcnews.al

