Tashmë që festat e Dhjetorit kanë mbërritur, në mendjen e amvisave qëndron vetëm një pyetje: çfarë të gatuaj?… Duke u munduar që t’ju reduktohet sa më pak stresi i të përzgjedhurit të pjatave, më poshtë ju kemi listuar ushqimet më popullore dhe më të shijshme në të gjithë botën.
10. Çomlek me pulë, Gabon
Një recetë që përdoret dendur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por me prejardhje nga Gaboni i Afrikës Qendrore. Receta e saktë përbëhet nga: mishi i pulës, speci djegës, hudhra, domate, piper, kripë, bamje, dhe gjalpë palme. Sugjerohet që pas konsumimit të kësaj pjatë të shijshme të merresh me aktivitet fizik, për shkak të kalorive të shumta që përmban.
9.Akullorja, Kinë
Akullorja është një ndër ushqimet së cilës nuk i rezistojmë dot. Pavarësisht shijes, babëzia që të shkakton nuk është lehtësisht e asimilueshme. Larmishmëria në zgjedhje është e pafundme, ndaj akullorja nuk del kurrë jashtë mode. Qoftë në ditë të nxehta, qoftë në mbrëmje përpara TeV, akullorja mbetet gjithmonë një shoqërues i mirë.
8. Tom yum goong, Tailandë
Kjo kryevepër tailandeze përmban brenda saj: karkaleca deti, kërpudha, domate, qepë të njoma, xhinxher dhe gjethe limoi të athët. Zakonisht e gatuar me qumësht kokosi, kjo supë kremoze unifikon në një shijet më të preferuara të zonës së origjinës: e thartë, e kripur, pikante dhe e ëmbël. Pjesa më e bukur është kostoja: shumë e lirë.
7. Penang assam laksa, Malajzi
Peshk fillimisht i zier e më pas i thekruar në zgarë, spec djegës, qepë të njoma, qepë të thata, ananas, bishtaja. Penang assam laksa një ndër pjatat më popullore të Malajzisë, është një gatim ndaj së cilit mund të krijosh varësi. Kulmin e saj e arrin e shoqëruar me makarona petë dhe xhinxher, duke bërë që t’ju shkojë goja lëng vetëm nga aroma.
6.Hamburger, Gjermani
Nuk është çudi që hamburgerët janë pjesë e kësaj liste, pasi një ushqim kaq i shijshëm bën të mundur që njerëzit të shpenzojnë 20 miliardë $ çdo vit për ta pasur atë. Rrjetet e ushqimeve të shpejta, si Mc Donalds, mund të mos ofrojnë hamburgerët më të mirë, por kjo nuk përbën problem. Shumëllojshmëria e tyre bën të mundur që të kesh opsione të pafundme. Kombinimi simite-mish-sallatë është kaq tërheqës sa që shumë shtete kanë rrënuar ekosistemin e tyre, vetëm që të kenë mundësinë të mbarështojnë lopët prej të cilave vjen dhe produkti parësor i mishit të hamburgerave.
5.Rosa e Pekinit, Kinë
Sekreti i kësaj pjate është shurupi prej mjalti që i vishet pjesës së sipërme të shpendit. I pjekur me ngadalë në furrë, rosa e thekruar është kaq e shijshme sa që restorantet tradicionale shërbejnë zakonisht më shumë lëkurë se sa mish. E gjitha mund të shoqërohet me petulla, qepë dhe salca pikante. Kjo recetë është cilësuar si mënyra më e mirë për të gatuar mishin e rosës.
4.Sushi, Japoni
Kur Japonia bën diçka, e bën ashtu siç duhet. Ky kombinim i peshkut dhe orizit mund të duket i thjeshtë për tu realizuar, por rezultati final është mbreslënës. Tashmë me famë globale, ky ushqim është ndër më të preferuarit dhe më të përdorurit në çdo lloj vakti.
3.Çokollata, Meksikë
Populli Maja e konsumonin të lëngshme, ndërsa në ditët tona mënyrat e të ngrënit të kësaj lloji ëmbëlsire janë të pafundme. Çokollatat tashmë janë adaptuar në çdo kulturë botërore si pjesë e zinxhirit të tyre ushqimor. Funksionale në çdo event të rëndësishëm, apo qoftë edhe për të kënaqur veten, çokollatat do të mbeten gjithmonë një zgjedhje e mirë për të ngopur dëshirat e çdokujt.
2.Pica, Itali
Nuk ka nevojë për shpjegim një gatim i tillë. Picat mund të konsiderohen ushqimi më popullor dhe i dashur në të gjithë botën. Pavarësisht shijeve të ndryshme të cilat mund ti zgjedhim sipas preferencave, për diçka të gjithë jemi dakord, picat janë gjithmonë zgjedhja e duhur të ngrënë.
1.Mishi me erëza Massaman, Tajlandë
Kjo pjatë është konsideruar si mbretëresha e gatimeve. Pikante, me shije kokosi, e ëmbël dhe e athët. E përzier dhe me oriz, ky lloj ushqimi garanton një shpërthim shijesh në gojën tuaj. Nëse një ditë planifikoni të vizitoni Tajlandën, mishi me erëza Massaman është një kusht që duhet ti vini vetes për ta provuar./abcnews.al
Cilat janë ushqimet më të shijshme në të gjithë botën
schedule19:14 - 25 Dhjetor, 2018
schedule 19:14 - 25 Dhjetor, 2018