Arkeologë shqiptarë dhe vjenezë rikthejnë bashkëpunimin pas 100 vitesh. Gërmimet arkeologjike do të kryhen në tre zona, në Luginën e Vjosës, Kaninë dhe Apolloni.
Një shekull pas bashkëpunimit të parë mes Austrisë dhe Shqipërisë në fushën e Arkeologjisë, rikthehet bashkimi i arkeologëve shqiptarë dhe vjenezë në gërmimin e nëntokës shqiptare në tre zona, Kaninë, Apolloni dhe Luginën e Vjosës.
Sabine Ladstatter, Drejtoreshë e Institutit Arkeologjik të Vjenës: “Shqipëria është një ndër thesaret e Evropës në aspektin arkeologjik. Ne duam të ringjallim marrëdhëniet mes Austrisë dhe Shqipërisë. Ne flasim për 3 projekte”.
Drejtori i Institutit të Arkeologjisë Luan Përzhita thotë se më në fund do nisin gërmimet në Luginën e Vjosës, e cila është e paeksploruar e ku pritshmëritë janë të mëdha.
“Pika më e rëndësishme do jetë Lugina e Vjosës. Do jetë një projekt displinor, në fund të këtij projekti do arrijmë të kemi një studim të mirëfilltë shkencor”.
Kërkimi do të jetë ndërdisiplinor. Në qendër të kërkimit do të jetë periudha e Mesjetës.
Faza më e rëndësishme e Austro-Hungarisë në fushën e Arkeologjisë sipas specialistit është në luftën e Parë Botërore.
Ajo çfarë është me rëndësi çdo objekt që do të zbulohet do t’i nënshtrohet edhe konservimit dhe restaurimit sipas drejtoreshës së Institutit Arkeologjik të Vjenës Sabine Ladstatter.
Megjithëse një vit më parë Përzhita deklaroi se laboratori i restaurimit do të çelte dyert, kjo nuk ndodhi në 2018. /abcnews.al