Rekomandimet e FMN, ekspertët: Rritja ekonomike më e ulët, shtresa në nevojë mbi 50%

schedule12:52 - 13 Tetor, 2021

schedule 12:52 - 13 Tetor, 2021

Rekomandimet e djeshme të FMN, për ekspertët e ekonomisë ishin standarde dhe nuk përcollën asgjë të re nga ajo që është përsëritur ndër vite. Në “ABC Live” me Juli Xhokaxhi, eksperti i ekonomisë Vjoldi Danaj, veçoi presionin fiskal të FMN.

Nuk pashë asgjë të re nga rekomandimet e FMN, e vetmja gjë që më bëri përshtypje është pjesa e presionit fiskal. FMN karakterizohet dhe njihet për një rritje të presionit fiskal. E ka bërë gjatë 2008 me shumë vende të BE. Kjopolitikë e presionit fiskal doli  e pasuksesshme. Shtresat në nevojë janë % më e madhe që ne kemi dhe ne jemi në një shtrirje të gjerë të ndihmës që qeveria duhet të japë.  Familjet me të ardhura minimale janë mbi 50% e popullsisë. FMN përsëriti ato që kemi thënë ndër vite. Ka qenë kritike ndaj heqjes së tVSH. Edhe ne kemi qenë kritikë dhe kemi thënë se është lëvizja e fundit që duhet të bëjmë. Ama është një alternativë që duhet ta kemi në konsideratë”, tha Danaj.

Edhe eksperti Ardian Civici i quajti rekomandimet standarde.

Në thelbin e saj në pjesën më të madhe ishte një rekomandim standard në pjesën e rekomandimeve që bën FMN. Duke njohur dhe vetë natyrën e FMN mendoj që si në shumë raste të tjera FMN kujdesin kryesore ka për garantimin e ekuilibrit makro ekonomik dhe disa politika ekonomike financiare të domosdoshme për të ruajtur këtë lloj stabiliteti, ose me goditje që vijnë si pasojë e rritjes inflacioniste. Kujdesi sa i përket përdorimit të borxhit dhe domosdoshmëria e futjes së vendit me një trajektore të kontrollit, kujdesi me investime publike, kujdesi me ndryshime buxhetore. FMN ishte e pritshme ta bënte këtë rekomandim sepse prioritet është stabiliteti i financave publike” tha Civici.

FMN tha se nuk duhet të ulet TVSH për produktet ushqimore. Duke mbështetur këtë rekomandim Civici tha se nuk ka prova që ulja e TVSH do reflektohet në ulje çmimesh.

200 mln euro të vëna në dispozicion janë garanci dhe për kredi sovrane sa i përket kompensimit të rritjes së çmimit të energjisë në tre, pra për KESH. Për të përballuar diferencën mes çmimit të planifikuar dhe atij real. Paketa sdo përdoret si kompensim direkt për familjet në nevojë, apo për biznesin. Nuk ka prova që ulja e tvsh do reflektohet në ulje çmimesh”, tha Civici.

Sa i përket parashimit të FMN  për rritjen ekonomike, eksperti Danaj tha se nuk ka rritje reale pasi në të vërtetë shkon në 3.5%.

FMN parashikoi rritje për 2021 për 7.8% e krahasuar me 2020 që kishim rënie dhe kjo nuk është rritje reale. Ai 7.8% shkon në 3.5% rritje reale. FMN shikon politikat që ndërmerr një qeveri shikon situatën ekonomike, natyrën e ekonomisë dhe parashikon një rritje. Ne shpallën emergjencë në moment të panevojshëm, qeveria tani ka në dorë përdorimin pa një garë të një tenderi.” be.k/Abcnews.al