Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Forcohet sistemi financiar/ FMN dhe BB: Institucione financiare të qëndrueshme

schedule13:14 - 29 Shtator, 2026

schedule 13:14 - 29 Shtator, 2026

Shqipëria ka forcuar sistemin financiar. Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore kanë vlerësuar se bankat dhe institucionet financiare janë më të qëndrueshme, pagesat janë bërë më të shpejta, si dhe qytetarët dhe bizneset kanë më shumë mundësi për të përdorur shërbime financiare.

Një aspekt tjetër i analizuar ka qenë edhe mbrojtja kibernetike për sistemin financiar, financimi në epokën digjitale, si dhe mbështetja e bizneseve të vogla dhe të mesme.

“Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar. Shqipëria ka institucione financiare më të shëndetshme, një sistem financiar më të larmishëm, me një infrastrukturë pagesash të modernizuar, zgjerim të ndërmjetësimit financiar dhe adoptim të risive teknologjike në ofrimin e produkteve financiare”.



Në raport theksohet se një pjesë e mirë e përfarimeve ligjore janë përshpejtuar në kuadër të procesit për përafrimin me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

“Programi i Vlerësimit të Sektorit Financiar. Këto zhvillime janë mbështetur nga një kuadër ligjor dhe rregullativ që është përafruar ndjeshëm me atë të Bashkimit Evropian, duke mundësuar një mbikëqyrje më efektive dhe më të plotë nga autoritetet publike përkatëse”, ka thënë ai.

Vlerësimet e programit iu dorëzuan guvernatorit të Bankës Qendrore, i cili shprehu angazhimin e autoriteteve shqiptare për të analizuar rekomandimet dhe për t’i përdorur ato në fuqizimin e reformave të sektorit financiar në afatin e mesëm.

Me përfundimin e FSAP-it, bashkëpunimi me FMN-në dhe Bankën Botërore pritet të vijojë edhe përmes asistencës teknike në disa prej fushave të identifikuara gjatë procesit të vlerësimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!