Mbi 500 viktima dhe 100 miliardë dollarë dëme nga fatkeqësitë natyrore në SHBA gjatë 2021

schedule11:59 - 13 Tetor, 2021

schedule 11:59 - 13 Tetor, 2021

Fatkeqësitë natyrore në SHBA kanë  shkaktuar më shumë se 500 viktima dhe mbi 100 miliardë dollarë deri më tani, sipas Shoqatës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike. Në nëntë muajt e parë të vitit 2021, SHBA  është përballur me 18 fatkeqësi që i kanë kushtuar më shumë se një miliard dollarë secila, sipas një raporti nga Qendrat Kombëtare të NOAA.

Ky është viti i shtatë radhazi që SHBA-ja është përballur me më shumë se 10 fatkeqësi natyrore. Vetëm në shtator, SHBA-ja u përball me përmbytjet e uraganit Ida, Nikolas,  thatësirat e vazhdueshme dhe zjarret që prekën Perëndim,” tha NOAA.

Nga këto fatkeqësi, 538 persona kanë humbur jetën deri më tani.  Ky është “më shumë se dyfishi i numrit të vdekjeve sesa nga të gjitha ngjarjet që ndodhën në vitin 2020”, theksohet në raport./abcnews.al