Bashkia e Tiranës do të kujdeset që të gjithë fëmijët nga familje në nevojë të marrin dhurata me rastin e festave të fundit të vitit. Premtimi vjen nga kryebashkiaku Veliaj, i cili iu bashkua festës së fëmijeve me aftësi të kufizuar dhe atyre të komunitetit rom.
Atmosfera e festave ka trokitur edhe në institutin për fëmijët me aftësi të kufizuara “Ramazan Kabashi”, por dhe për fëmijët romë e ata që vijnë nga familjet në nevojë.
Festës së tyre iu bashkua edhe kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndërsa shpërndau dhuratat për te vegjlit.
“Për të gjithë fëmijët që vijnë edhe nga zonat periferike, që vijnë edhe nga fshati, për të gjithë ata që vijnë nga qendrat sociale, që janë me ndihmë ekonomike, që vijnë nga komunitetet e ndryshme që asistohen nga Bashkia, këtë vit të ri do të marrin dhurata. Do të sigurohemi që të gjithë fëmijët e Tiranës të kenë dhurata”.
Periudha e festave theksoi kryetari i bashkisë së Tiranes është një moment reflektimi dhe ftoi këdo që ka mundësi të ndihmojë të kontribuojë që edhe personat në nevoje të kenë mundësi të gëzojnë gjatë festave të fundit të vitit. /abcnews.al