Komuna e Parisit në Tiranë u trondit mbrëmjen e sotme nga krismat e armës. Gazetarja e ABC, Xhensila Kodra, raporton se nga të shtënat mbeti i plagosur 22-vjeçari Redi Balla. Abc ka siguruar edhe fotot e 22-vjeçarit të plagosur.
Mësohet se ai është gjetur i plagosur me një plumb në këmbë në makinën e tij dhe nuk dihet nëse autori ka qenë në të njëjtën makinë.
Kane qenë banorët e zonës të cilët kanë raportuar për të shtëna armësh dhe më pas policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Raportohet se i plagosur ndodhet në sallën e operacionit për të hequr plumbin ndërsa është jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al/