Qëndërmbrojtësi i njohur Sergio Ramos, më në fund mund të stërvitet me skuadrën për të qenë i gatshëm për të luajtur me PSG-në.
Sipas “Marca” spanjolli është gati tanimë për të bërë debutimin e tij më skuadrën francezë. Një dëmtim në këmbë e ka penguar Ramosin të luajë me skuadrën nga Parisi.
Të gjithë tifozët do të kenë mundësi të shikojnë mbrojtësin spanjoll teksa stërvitet më shokët e skuadrës me fanellën e re. Është trajneri Mauricio Pochettino ai i cili do vendosi se kur do ta shikojmë 35-vjeçarin në fushën e lojës.
Kujtojmë se Sergio Ramos iu bashkua PSG gjatë merkatos së verës dhe tek parisi presin shumë prej tij duke marrë parasysh edhe eksperiencën që mbart lojtari mbi supe. /abcnews.al