Kritikat e Vjosa Osmanit, reagon Vuçiç: Ne nuk bëjmë hile

schedule14:32 - 12 Tetor, 2021

schedule 14:32 - 12 Tetor, 2021

Presidenti serb Aleksander Vuçiç i është përgjigjur presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka kritikuar qasjen e Serbisë në konferencën e Lëvizjes së Shteteve të Painkuadruara, duke deklaruar se ajo e ka shfrytëzuar konferencën për ta minuar shtetësinë e Kosovës me propagandë.

Vuçiç në një panair të armëve, tha se Serbia nuk e ka shfrytëzuar konferencën për propagandë por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit, shkruan B92.

“Ata mendojnë se politika është për ta sulmuar Serbinë çdo ditë. Ata më kujtojnë dikë. Ata mendojnë se e kanë përfunduar punën politikisht me deklarata të forta dhe se e kanë zgjidhur problemin. Falenderoni ata nëse mendojnë kështu.

Ne nuk bëjmë hile, nëse dikush e bënë këtë janë ata, ne nuk e kemi shfrytëzuar samitin për kampanjë brutale por për promovimin e Serbisë dhe Beogradit”, ka thënë Vuçiç. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!