Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Berisha nisi betejën kur u prek personalisht”, Baçi: Tregoi se ka qenë i fuqishëm në PD, ka dyzuar Bashën  

schedule21:22 - 11 Tetor, 2021

schedule 21:22 - 11 Tetor, 2021

Lëvizja e ish-kryeministrit me “foltoren” e tij qytet më qytet, sipas analistit Agim Baçi tregon se sa fort e ka kontrolluar Sali Berisha partinë gjatë këtyre viteve.

Në studion e “Log.” me Endri Xhafon, Baçi duke iu referuar demokratëve të rreshtuar me Berishën, u shpreh se deri para dy muajsh kanë heshtur. Sipas tij, Berisha e nisi betejën kur u prek personalisht, ndërsa thekson se është kundër akuzave të tij për Bashën.

“Sa fort e paska kontrolluar Berisha partinë këtyre viteve. Kanë pasur mundësinë ti thonë gjërat aty. I zbulokan rastësisht kur i zbulon zoti Berisha. Deri para dy muajsh kanë heshtur. Kush e  ka ndaluar Palokën, Bylykbashin, Nokën dhe Nishanin që ti thonë gjërat para se të ndodhin.

Nuk ka qëllim të mirë me mjet të keq. Berisha e ngriti betejën kur u prek vetë personalisht. Në 2017 ka pasur njerëz që i kanë kërkuar Berishës të prononcohet. Po të kishte dhënë një shenjë Berisha të ikte Basha do e kishin qëruar. Deri para dy muajsh ke heshtur. Ajo që më shqetëson, si ish kryetar të krijosh dhe të i inkurajosh kaq shumë ligësi. Ka pasur kaq shumë akuza dhe thua ku i gjetën gjithë këto akuza. Janë të gjithë këta njerëz që kanë hedhur, i pari Berisha. Nëse është Basha në këtë pikë, njëri nga njerëzit, por tregon sot se sa i fuqishëm ka qenë Berisha duke pasur një pushtet të jashtëzakonshëm dhe duke dyzuar Bashën. Jam kundër akuzave që bën Berisha për Bashën që e  ka njohur,” u shpreh Baçi. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!