Studentët mbetën protagonistë për të tretën javë të aktualitetit politik në vend. Akrobacitë e kryeministrit për t’i takuar nëpër universitete, por edhe pamundësia e Bashës për t’i afruar në kauzën opozitare, treguan forcën e një rebelimi, që vjen jashtë sistemit. Këtë kontrast të fortë të studentëve me aktorët politikë sjell këtë javë Mimoza Koçiu me Politika në ABC News.
https://www.youtube.com/watch?v=gc7CTKU5RCw
Edi Rama po kalon periudhën më të vështirë, në vitin e gjashtë si kryeministër. Studentët nuk ia pranojnë ftesat e përsëritura për dialog. Rezistenca e tyre e unifikuar prej 5 dhjetorit, ka frymëzuar opozitën, që kreu një akt guerril në emër të tyre në kuvend. Por studentët njëlloj refuzojnë të kenë njërën nga partitë mes tyre. Ata aktivistë të forumeve rinore partiake nuk po ia dalin as t’i orientojnë në kërkesa politike, por as t’i kthejnë në dialog e auditore. FRESSH është mes atyre që po ndihmojnë Kryeministri të hyjë nëpër auditore, por pa u lëkundur dot mosbesimin që kanë studentët ndaj tij.
Po çfarë ndodhi javën politike që lamë pas?
E hëna, dita e 14 e protestës, i gjeti më të shumtë në numër. Të nisur nga fakultetet përkatëse drejt Kryeministrisë, bllokuan disa segmente rrugore të kryeqytetit, e para Kryeministrisë përsëritën se nuk do kishte dialog pa u përmbushur kërkesat e tyre.
Përbërja heterogjene e protestës, të cilës i ishin bashkuar prindër e qytetarë, solli ndryshim në mënyrën e të protestuarit. Përplasja me policinë e një grupi protestuesish që tentuan t’i afrohen selisë së qeverisë, u përcollën me pakënaqësi nga studentët.
Dita e 14 përfundoi me një bllokim dy orësh të rrugëve tek rrethrrotullimi i Zogut të Zi, sipas studentëve për të nxitur reagimin e Kryeministrit në përmbushjen e 8 kërkesave të tyre minimale.
Vetë Kryeministri jo vetëm që i ndiqte me vëmendje në cdo moment, por u foli tre herë radhazi në Tuitter. Por Edi Rama nuk është nga ata që bëjnë thjesht spektatorin. Taulant Balla paralajmëroi se diçka po përgatitej.
Misteri u zbulua kur Kryeministri bëri të ditur se e kishte nisur dialogun me studentët, tek Fakulteti i Gjeologji Minierave, por pa ndarë foto apo video nga takimi.
Në fakt me studentë e pedagogë të këtij fakulteti ishte ndeshur 4 vite më parë. Nëntorin e 2014, I protestonin poshtë zyrës, pasi kundërshtonin një vendim të qeverisë që I kalonte gjykatës së lartë, ambiente të tyre. Rama që po zhvillonte një mbledhje qeverie, u doli vetë në shesh, e pati një komunikim aspak të lehtë me ta.
Takimin e të hënës së 17 dhjetorit e ndau me publikun, pas orës 22.30. Kishin qenë pedagogët në krah të studentëve pjesa më e vështirë
Të nesërmen, u shfaq në ERTV-në e vet, në auditorët e universitetit bujqësor për t’u kërkuar dakordësi e firmosur atë që e quan pakt për universitetit, më shumë se 8 kërkesat e studentëve. Por studentët që ishin thirrur në një takim me rektorin, nuk e pëlqyen surprizën, e vetë i zoti i shtëpisë konfirmoi se Kryeministri kishte kërkuar të ftohej.
Ata që vendosën të rrinë, nuk i kënaqën sqarimet e Kryeministri, e komunikimi u tensionua
Prej javës politike që lamë pas, Kryeministri nuk e lakon më autonominë e universiteteve. Me një qasje të rrallë, është gati t’u plotësojë 8 kërkesat e më shumë.
Fuqinë e vet e dëshmoi sërish, njëlloj si në fillim të protestës, kur u hoqi tarifën për provimet e prapambetura. Në një kohë rekord tregoi se mund t’u japë shumë më tepër.
Efekti tek studentët për këtë dialog të nisur njëanshëm, u pa në ditën e 15 të protestës, para selisë së qeverisë.
Kryeministri duket e kuptoi se vizita surprizë në auditor nuk është ide e mirë. Për pasojë e njoftoi dialogun në universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë. Studentët e qarkut ku është deputet, nuk dukeshin mirëkuptues.
Më i miri në komunikimin politik në vend, por përvoja e gjatë nuk i funksionoi në atë sallë, kur tentoi një taktikë intimiduese debati, me një student kritik.
E enjtja dhe e premtja ishin dy seancat mbyllëse të këtij sesioni parlamentar, por edhe mundësia e fundit për disa deputetë të opozitës, përfshi Bashën e Berishën, për të mos e cuar në 6 muaj mungesën parlamentare, cka sipas rregullores u sjell djegien e mandateve. E shfrytëzuan këtë mundësi, duke paraqitur si argument cështjen e studentëve, por edhe vettingun në politikë, pas marrjes së opinionit të Venecias. Ilir Meta ua kishte dhënë rastin për të trajtuar çështjen e studentëve me kthimin për rishqyrtim të buxhetit 2019 në kuvend. Ndërsa socialistët në mbledhjen e grupit, krijuan 2 mundësi: përveç të enjtes me axhendën normale, edhe një seancë të premten, vetëm për amendamentin kushtetues të opozitës për vettingun në politikë.
Vetë deputetët e opozitës nuk e kishin gjetur gjuhën, që të ishin mes studentëve, por mbështetës i ishin përgjigjur thirrjes.
Edhe Km edhe shefi i opozitës e kishin nga një plan. I pari Edi Rama kishte përgatitur fjalimin ndoshta më të shkurtër në karrierën e tij, edhe pse nuk e lexoi dot në seancë, por nga faqja e vet e FB. Stilistika ishte e njohura, ironike, përçmuese e provokuese. Por përse vallë aq e shkurtër?
Arsyeja ishte një takim në Fakultetin e Mjeksisë, në orën 11.00. Ishin grumbulluar firma për ta ftuar, thuhet në këtë komunikim të studentëve të Mjeksisë, sipas një sugjerimi të km për një prej studentëve, që i kishte shkruar.
Por edhe Lulzim Basha e kishte një plan, që Km nuk e priste. Përvec argumenteve, kishte sjellë edhe vezë në parlament. Edi Rama e nisi fjalën duke ironizuar opozitën se ishte kthyer për të shpëtuar mandatet.
Gjesti bëri xhiron e mediave e rrjeteve sociale sepse Hasa i tha se ishte për studentët. Deputeti i Elbasanit, u përjashtua për 10 ditë. Por seanca nuk mundi të rifillonte as pas tre tentativash, pasi Hasa nuk pranoi të dilte nga salla, i mbështetur nga kolegët e opozitës. Madje ata imituan gjestin e Hasës por me projektligjet e rendit të ditës
Dy herë reagoi km në tëitter për atë ngjarje, duke ironizuar modelin opozitar.
Kryeministri kishte paralajmëruar se nuk do rrinte gjatë në atë seancë. Por takimi i orës 11:00 tek Mjekësia nuk ndodhi, edhe pse në amfiteatër kishte studentë e pedagogë, që e pritën gjatë.
Studentët dukeshin po aq të vendosur për bojkot, edhe pas sqarimeve shtesë të KM, e një drafti për paktin për universitetin, i vendosur online në plaftormën e bashkëqeverisjes
Kryeministri u shfaq në orën 16.00 në Universitetin e Inxhinierisë së Ndërtimit e arkitekturës, aty ku u inicuan protestat më 4 dhjetor. Edhe këtu e priste një reagim sfidues, e madje iu kujtua se buxheti 5% për arsimin ishte premtim i tij elektoral, e jo thjesht një kërkesë.
Takimet me studentët nuk janë nën 3 orë, por një pjesë nuk kanë durimin ta dëgjojnë deri në fund
E ka përgatitur tashmë një draft për ta, që parashikon edhe kosto të tjera, por insiston që t’i ketë në krah si miratues të atij që e quan pakt për universitetin
Synon ta bëjë vetë edhe duke ndryshuar buxhetin, ndërsa me forcën e kartonëve rrëzon propozimet e ngjashme të opozitës.
Po me forcën e kartonave, mazhoranca shënoi një record: mori në shqyrtim në një sallë paralele, me sallën ku kuvendi ishte në seancë plenare një ligj të sapokthyer nga presidenti. E futi në seancë dhe e rrëzoi, e gjitha në pak orë, duke dëshuar se forca e kartonave është mbi cdo ligj të ktij vendi.
Fuqinë e kartonëve në Kuvend, po e përdorin edhe për të përzgjedhur vetë anëtarët e bordit mbikëqyrës të BSH.
Diversioni me Ridvan Boden, ish ministrin demokrat të financave, që KM propozoi për këshillin mbikqyrës të BSH, nuk i pëlqeu opozitës
Po me forcën e kartonëve u rrëzua të premten, edhe amendamenti kushtetues opozitar për vettingun në politikë. Kryeministri u shfaq në fund të seancës mataronë mbi 7 orëshe, por nuk e mori fjalën.
Pas përjashtimit dhe një kallëzim në prokurori për Endri Hasën për goditje të Kryeministri për shkak të detyrës, byroja e kuvendit, e mbledhur të premten në mbrëmje me praninë e vetëm anëtarëve të mazhorancës, gjeti të pafajshëm Kryeministri për akuzën e opozitës për përdorim fjalori fyes. E njëjta byro, gjeti fajtorë deputetët Noka e Strazimiri që i dënoi me 10 ditë përjashtim nga parlamenti. Vendosi tërheqje vëmendje për Lulzim Bashën për përdorim të fjalorit jo etik në kuvend, e po tërheqje vëmendje për Sali Berishën, për recitimin të premten në foltore, të disa vargjevepatriotike, që në veshët e socialistëve tingëlluan si thirrje antikushtetuese.
Sa po ndikon vallë fuqia e pushtetit në skandalin firmës fantazëm DH Albania? Hetimi ka nisur, por ende nuk ka persona të identifikuar si përgjegjës që 40 milionë euro të taksapaguesve, iu dhanë një ish-recepsionist 26 vjeçar, që negocioi në emër të asaj kompanie, e të cilin prokuroria nuk po e merr dot në pyetje. Ndërsa denoncimet e opozitës rrisin dyshimet se persona me pushtet fshihen pas saj.
E premtja shënoi mbylljen e sesionit parlamentar, por edhe ndërprerjen e protestës së studentëve, që premtuan të rikthehen në bojkot, nëse nuk u plotësohen kërkesat. Pra shumë ditë frymëmarrje në dispozicion për të gjitha palët. Janari do tregojë se si i ka përdorur secili. /abcnews.al