Newcastle “peshkon” në Barcelonë, Coutinho dhe Umtiti në rendin e ditës

schedule17:36 - 10 Tetor, 2021

schedule 17:36 - 10 Tetor, 2021

Newcastle do të jetë  një nga skuadrat më aktive në merkaton e janarit me blerjen e klubit nga sheikët e Arabisë Saudite.

Gjithçka do të nisë me largimin e trajnerit Steve Bruce dhe afrimi i një trajneri të klasit botëror, ku emri më i përfolur është ai  Antonio Contes.

Dy lojtarët e fundit që i janë shtuar listës se klubit anglez janë dy yje të Barcelonës që kanë humbur rëndësinë në klub, Samuel Umtiti dhe Philippe Coutinho.

Futbollistët janë dy nga lojtarët më të paguar në Katalunja dhe për këtë arsyr Barça po kërkon me ngulm një zgjidhje dhe Neëcastle është e gatshme të bëjë një favor të dyfishtë.

Ideja është e një huazimi e të dyve në janar me një mundësi blerjeje të mëvonshme për një shifër shumë më të ulët se sa pagoi Barça për ta në ditët e tyre. Sigurisht, kjo do t’i çlironte nga një shumë milionerësh në rroga, kështu që nuk do të ketë dyshim, nëse Neëcastle i dëshiron ata, ata do t’i marrin.

Me një vlerë tregu për brazilianin prej 30 milionë euro dhe 8 milionë euro për francezin, ekipi i ri milioner anglez do të paguante gati 40 milion për të dy. /abcnews.al