Një grup personash janë konfliktuar pasditen e së shtunës në Korçë. Bëhet e ditur se incidenti ka ndodhur rreth 17:20, në lagjen nr. 17, në rrugën “Muzakajt”. Si pasojë e konfliktit të çastit ka mbetur i dëmtuar nga mjete të forta Esmerald Sheme, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa, personat e tjerë të përfshirë në ngjarje janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /abcnews.al/