Koronavirusi me shumë gjasa nuk ka dalë nga shpella “famëkeqe” në jug të Kinës, sipas një studimi të bërë në Francë. Shpella Mojiang është cilësuar si vendi i mundshëm i lindjes i virusit pasi gjashtë minatorë patën simptoma misterioze të ngjashme me ato të gripit në vitin 2012.
Shkencëtarë nga Instituti i Virologjisë në Wuhan u dërguan në atë kohë që të investigonin dhe të merrnin kampione nga lakuriqët e natës. Një nga viruset që ata morën ishte dhe një “i afërm” i virusit që shkakton Covid, me të cilin ndan thuajse 97 për qid të materialit gjenetik.
Besohej se minatorët u infektuan me një version të herësh të koronavirusitm por kërkuesit në Francë e kanë hedhur poshtë si teori. Ata thoë se simptomat e tyre ishin të ndryshme për të qenë Covid dhe ngritën pyetjen se pse asnjë prej mjekëve që patën kontakt me ta nuk u sëmur.
“Duhet gjithashtu të pyesim se pse një virus që vrau më shumë se 4 milionë persona dhe infektoi mbi 200 milionë të tjerë në 18 muaj, nuk shkaktoi asnjë lloj sëmundjeje në 7 vite nga 2012 në 2019,” thuhet në studim. /abcnews.al/