Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

I hodhi poshtë planin me 7 pika, Basha për Ramën: Sudja që ka prerë flokët e ka lënë mjekër

schedule14:24 - 8 Tetor, 2021

schedule 14:24 - 8 Tetor, 2021

Kreu i demokratëve Lulzim Basha u ka kthyer pasditen e së premtes përgjigje dy deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama pas mbledhjes me ministrat për krizën energjitike.

Kreu i qeverisë duke komentuar panin me 7 pika të PD-së për të menaxhuar krizën e cilësoi si një “propozim të kohës së Sudes”. Por, Lulzim Basha tha se Sudja i ditëve të sotme është në fakt vetë kryeministri pasi ajo “u merrte lek njerëzve për interesat e saj.”

 



“Sudja është ajo që u merrte lekët njerëzve, ishte një person që ua merrte njerëzve dhe i mbante për vete. Tani kush është Sudja? Kush është plani i Sudes këto 8 vite? Ka prerë flokët, ka lënë mjekër dhe është Edi Rama. Janë njerëz të njëjtë. Sudja ishte një analfabete, kurse ky ka 8 vite që kapet me thonj dhe manipulime për të mbajtur pushtetin.”

Kryedemokrati e akuzoi kryeministrin se ka tetë vite në pushtet dhe nuk ka mësuar gjë rreth ligjit, shtetit ose ekonomisë. Sipas tij, Rama po gënjehet nga zv/kryeministri Arben Ahmetaj.

“Han gënjeshtra nga tigri. Është usta që di ta gënjejë. Duhet ta kishte mësu ligjin shtetin ose ekonominë. Ky gënjen…”

Kurse, sa i përket propozimit për ulje të TVSH-së në çmimin e energjisë, Basha u tregoi gazetarëve një video të kryeministrit kur premtohej ulje e çmimit dhe heqja faturave afrofe.

“E kishte zotim. Tani thotë nuk e ul çmimin energjisë. Ulja e TVSH-së ul edhe çmimin e bukës, vezëve etj, por në një shtet funksional. Energjia është monopol, e ka shteti. Kapje më në flagrancë në rrenë se kjo nuk ka.” /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!