Laporta: Shpresova deri në fund, ja pse mendoja se Messi do luante falas

schedule12:15 - 8 Tetor, 2021

schedule 12:15 - 8 Tetor, 2021

Joan Laporta, presidenti i Barcelonës, ka habitur me një deklaratë së dhënë së fundmi. Kreu i katalanasve, i bindur para zgjedhjeve në klub se argjentinasi do të rinovonte, thekson se priste që kapiteni, një legjendë e Barcelonës, të qëndronte edhe falas.

“Shpresova që në minutën e fundit Messi do të thoshte që do të luaj falas. Do të më pëlqente diçka e tillë dhe ai do të më bindte. E kuptoj që LaLiga do ta kishte pranuar, por ne nuk mund t’ia bëjmë atë pyetje një lojtari të nivelit të tij.

Gjithçka tregonte se ai kishte një ofertë nga PSG. Të gjithë e dinin se ai kishte një ofertë shumë të fuqishme. Ne e dinim nga Messi që ata kishin marrë një ofertë të mirë. Mendova ashtu pasi e njoh, ai u ngjit në ekipin e parë kur isha president dhe e ndihmova shumë familjen e tij.

Ai e dinte që kur ta rinerrnim veten financiarisht do ia kishim kthyer në mënyrë të ndërsjelltë. Ne nuk kemi borxhe, do paguajmë siç kemi rënë dakord”, është shprehur Laporta. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!