Dem Oruçi, punëtor i HEC-it në Fierze ka humbur jetën pasi furgoni që transportonte punonjësit, u përplas me një tjetër makinë. Nga kjo përplasje tre persona të tjerë u plagosën, dy prej tyre në gjendje më të rëndë. Por sipas policisë janë jashte rrezikut për jetën. Policia njoftoi se të dy drejtuesit e mjeteve morën ndihmën e parë në spitalin e Tropojës, më pas u nisën për në spitalin e Kukësit. Por në urgjencën e Tropojës sipas policisë morën ndihmë mjekësore 8 persona gjithsej. Gjashtë nga ata janë punonjës të HEC-it./abcnews.al
Furgoni i punëtoreve të HEC-it Fierzë përplaset me një makinë, një i vdekur
schedule09:02 - 17 Nëntor, 2017
schedule 09:02 - 17 Nëntor, 2017