Shënohen 393 raste të reja me COVID në Maqedoni, humbin jetën 25 pacientë

schedule17:10 - 7 Tetor, 2021

schedule 17:10 - 7 Tetor, 2021

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 2.974 teste dhe janë regjistruar 393 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 187 në Shkup.

Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 397 pacientë.

Betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6783.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 193.846 raste, prej të cilëve 176.278 janë shëruar. Aktualisht në vendin tonë janë 10.785 raste aktive me koronavirus. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!