Marrëdhëniet komplekse në çift janë në qënder të shfaqjes “Kreditorët”. Pjesa August Strindberg vjen në skenë me regji të Luli Hoxhës këtë fundjavë në “Arturbina”.
Krisja e marrëdhënieve ne çift vjen e zbërthyer brenda 90 minutave në pjesën “Kreditorët” August Strindberg me regji të Luli Hoxhës, e cila interpreton edhe rolin e gruas.
Marrëdhëniet erotike, psiqike dhe ngarkesa emocionale distancojnë idealizmin e jetëgjatësisë së themeleve të një marrëdhënieje. Laert Vasili, i cili interpreton rolin e ish-burrit thotë se në këtë pjesë kanë të drejtë të 3 personazhet.
Ndërkohë që Helidon Fino, i cili portretizon bashkëshortin është i mendimit se kjo pjesë përcjellë mesazhe të forta mbi marrëdhëniet në çift. Shfaqja “Kreditorët” do të jetë këtë fundjeva në skenë në “Arturbinës” dhe padyshim spektatori do të dalë me një reflektim mbi marrëdhëniet me çift./abcnews.al