Artan Imami si “Don Zhuan” në “arTurbina”, rikthehet në skenë Luiza Xhuvani

22:37 | 03/03/202022:370

Artan Imami ka qenë i ftuar në Provokacija mbrëmjen e sotme përballë gazetarit Mustafa Nano.

Artan Imami foli për vënien në skenë të veprës së Molierit “Don Zhuan” ku Imami është regjisor dhe skenograf.

Premiera e veprës do të jetë në datën 6 mars, në skenën 400 të “arTurbinës” duke vazhduar më pas me 10 shfaqje rresht.

“Është një komedi e pastër, skena thellësisht dramatike, ndërthuret me farsën. Tek “Don Zhuani” qeshet shumë por edhe qahet. Kjo është ajo që e bën këtë vepër unikale dhe të jashtëzakonshme. Kritikë të mëdhenj e kanë quajtur si komedia më e çuditshme, më enigmatike, më e errët” tha Imami.

Më tej aktori dhe regjisori Imami tha se në veprën e “Don Zhuanit” do të luajë Luiza Xhuvani në rolin e Dona Elvirës, e cila i rikthehet skenës së teatrit pas ndarjes nga jeta të së shoqit, në muajin gusht. Gjithashtu në këtë vepër do të luajnë; Xhejni Fama, Dajana Nenaj, Alesia Xhemalaj, Genti Deçka, Donald Shehu e Xhuliano Brisku.

Pjesë nga biseda në studio:

Mustafa Nano: Artan Imami është Don Zhuan apo s’doje të flisje për këtë temë?

Artan Imami: S’ka lidhje. Ajo që më ka pëlqyer në këtë vepër, është rebelizmi i Don Zhuanit kundër pushtetit dhe kjo më ka intriguar që në kohën e komunizmit saqë më vjen çudi si ishte përkthyer atë kohë. Më vjen mirë që pata fatin ta interpretoja unë i pari dhe në atë kohë kishim shumë pak informacion, bëhej fjalë për 96’. Dhe në atë kohë që e vumë në skenë luajtën aktorë shumë të mirë.

Mustafa Nano: E keni filmuar shfaqjen?

Artan Imami:Jo, nuk më la 97’.

Mustafa Nano: Çfarë bënit në 97’ përveç kësaj, teatrit?

Artan Imami: Kërcita ika ca muaj nga Shqipëria, ashtu rastisi se na thanë që do hani një dru të mirë prandaj më mirë ikni. Më pas erdha pas ca kohësh…

I pyetur nga gazetari Nano për çështjen e teatrit, Imami tha:

“habitem se si mund të kundërshtohet ndërtimi i një teatri të ri në atë vend të bukur. Unë në arTurbinën atje …dushe kemi, por akustika...”, tha ai.

Si armë më të fortë, aktori Artan Imami radhit sinqeritetin në skenë, dhe si gjënë më të bukur që ka bërë ai thotë se është vajza e tij./abcnews.al

 

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono