Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka nisur me ironi replikën e tij për kryeministrin Edi Rama. Basha kërkoi që gotën me ujë t’ja lënë të mbushur sepse i thahet fyti, ndërsa e cilësoi si “nona dhe baba e së keqes”.
“Kryeministrit lërjani gotën e ujit të mbushur që mos e ketë fytin e tharë. Dalka këtu për të përsëritur ato që thashë unë por të shtrembërua. Është nona e të keqes dhe baba e të keqes. Shikoni pak të dashur qytetarë se ku e vendos një debat që është për xhepat tuaja,” tha Basha.
Lexo edhe: “Jeni mbeturina të Partisë së Punës”, opozita “shpërthen” ndaj akuzës së Ramës: Idiot, s’të vjen zor
Ndërkohë që kryeministri Rama mbajti fjalën e tij, deklaratat kundër opozitës sollën irritimin e këtyre të fundit. Kreu i qeverisë i quajti ndër të tjera demokratët si “mbeturina të Partisë së Punës”. g.v/abcnews.al