Heroinë me vlerë 10 mijë euro në automjet, arrestohet shqiptari në Itali

schedule09:24 - 7 Tetor, 2021

schedule 09:24 - 7 Tetor, 2021

Një 46-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Itali pasi u kap me një sasi kokaine gati për t’u shitur. Siç raportojnë mediat italiane, 46-vjeçari me iniciale H.A sapo kishte ardhur nga Milano ku e kishte marrë lëndën narkotike për ta shitur më pas në tregun e Parmës.

Shërbimet e policisë po bënin kontrolle përgjatë autostradës A1 dhe aty ndalën për kontroll edhe shqiptarin. Në automjetin e tij u gjend 1 kg heroinë. Shqiptari ishte kishte edhe precedentë të mëparshëm pasi ishte arrestuar në vitin 2011 dhe në 2013 për trafik droge.

Lënda narkotike që 46-vjeçari kishte në makinë kishte një vlerë prej 10 mijë eurosh dhe do të ndahej në tre pjesë për t’u paketuar në doza të ndryshme për t’u shitur me pakicë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!