E punësoi për të krasitur ullinjtë, greku vret shqiptarin, habit para hetuesve: Ma kërkoi Satani

schedule23:07 - 6 Tetor, 2021

schedule 23:07 - 6 Tetor, 2021

Autori grek i vrasjes së një 58-vjeçari shqiptar një vit më parë, ka dëshmuar para hetuesve.

Ai deklaroi se e kishte kryer krimin pasi sipas tij ia “kishte kërkuar Satani”. Autori rezultoi me probleme serioze të shëndetit mendor.

Shqiptari u vra në gusht të vitit të kaluar në Kariani, Kavala, nga pronari grek i cili e kishte punësuar për të krasitur ullinjtë.

Mediat greke bëjnë me dije se ai e çoi në një fushë dhe pasi e vuri të punojë e qëlloi me gjakftohtësi me armë zjarri në kokë. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!