Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Regjistrohen 2 viktima dhe 38 të infektuar me koronavirus në Kosovë

schedule15:09 - 5 Tetor, 2021

schedule 15:09 - 5 Tetor, 2021

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 2 humbje jete dhe 38 të infektuar me koronavirus. Po ashtu, sot janë shëruar 185 qytetarë, kurse numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

05 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:



Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës.

Deri më sot 573.312 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 3.285 testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 185 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.379.

Në total numri i rasteve aktive është 1.895. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!