Epidemiologu Fabian Cenko ka folur lidhur me përdorimin e dozës së tretë të vaksinës. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai ka ka thënë se kjo dozë rrit nivelin e antitrupave dhe duhet të mblidhen të dhëna që të nis të kryhet edhe në vendin tonë.
Cenko ka theksuar se çfarë saktësisht do të mbrojë kjo dozë e tretë është ndryshme nga shteti në shtet, referuar historisë së pandemisë që kanë.
“Nga ana mjekësore, përdorimi i dozës së tretë ka një benefit dhe të dhënat e fundit të Izraelit para dy ditësh lexova se si doza e tretë rriste nivelin e antitrupave. Ajo që unë mendoj është se në çdo rast në çdo vend, dhe pse fiziologjia e ketij virusi te njeriu është e njëjta. Pra, nuk ka ndryshim vendi, qoftë jashtë, qoftë brenda.
Futja e një doze të tretë për të gjithë popullatën, për ata që kanë bërë Sinovac, për ata që sëmundje shoqëruese etj, duhet të jetë edhe një proces analize i të dhënave që sistemi shëndetsor ka dhe që duhet të ushqejë këtë proces vendimmarrje. Në raport me rastet që humbasim jetën, por edhe në raport me ata që marrin forma klinike të rënda, që përfundojnë në spital apo në terapi intensive, ti analizon mbas një muaj e gjysmë këta persona janë të kujt moshe, me çfarë vaksine janë vaksinuar. Padyshim edhe me një studim steriologjik, i cili tregon nivelin mbrojtës imunitar të këtyre personave dhe më shumë, ti arrin të kuptosh se çfarë do prodhojë dhe çfarë do mbrojë kjo dozë e tretë. Këtë gjë e bën mbi bazën e të dhënave të tua, jo të një vendi tjetër, pasi doza e tretë ndikon njëlloj te çdo njëri në çdo cep të globit, por ne jemi një vend që kemi historinë tonë të pandemisë, pra nivelin tonë imunitar”./abcnews.al