Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Italia regjistroi rreth 2,970 të infektuar dhe 33 humbje jete në 24 orët e fundit

schedule20:04 - 3 Tetor, 2021

schedule 20:04 - 3 Tetor, 2021

Në Itali ministria e Shëndetësisë raportoi sot 2,968 të infektuar nga koronavirusi nga 285,960 teste të kryera. Në 24 orët e fundit, si pasojë e koronavirusit humbën jetën edhe 33 qytetarë të tjerë, krahasuar me 25 që ishin të shtunën. Ndërsa, totali i rasteve fatale shko në 131,031 që nga fillimi i pandemisë.

Raste ende aktive në të gjithë vendin janë 92,967, prej tyre të izoluar në banesa janë 89,545 qytetarë. Në njësitë e kujdesit intensiv janë duke marrë shërbim mjekësor 431 pacientë kurse të sëmurët me simptoma në pavijonet e tjera Covid janë 2,991.

Numri i të shëruarve që nga konfirmimi i rastit të parë në vend është 4,682,034. /abcnews.al/



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!