Ambasadori i OSBE për protestën: Duhet dialog midis palëve

schedule16:21 - 18 Dhjetor, 2018

schedule 16:21 - 18 Dhjetor, 2018

Ambasadori i OSBE në Shqipëri, Bernd Borchardt nga Shkodra ka folur për protestën e studentëve, duke u shprehur për dialog mes palëve. Kemi kërkuar që mes paleve të ketë dialog, tha ambasadori në çeljen e ekspozitës “Krimi mjedisor” organizuar nga Prezenca e OSBE-së dhe Universiteti i Arteve.

Ambasadori i OSBE Bernd Borchard nga Shkodra foli për protestat e studentëve. Sipas Borchard OSBE nuk e ka momentalisht në fokus ndryshimin e sistemit arsimor në vend, por deklaroi se OSBE sikurse i gjithë komuniteti ndërkombëtar është pro një dialogu midis studentëve dhe qeverisë.

Bernd Borchard, ambasadori i OSBE: “Studentët fokusohen në ndryshimin e sistemit arsimor dhe kjo nuk është në fokus të misionit të OSBE-së. Në të njëjtën kohë ne mbështesim të drejtën për protestë paqësore. Dhe ashtu si i gjithë komuniteti ndërkombëtar, edhe ne kemi kërkuar që të ketë dialog.”

Lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi Borchard tha se Shqipëria ka ligje shumë të mira, por problemi sipas tij qëndron tek zbatimi.

Bernd Borchard: “Keni nevojë për një gjyqësor mjaft të mirë dhe ky është akoma në proces në Shqipëri. Kjo po funksionon mjaft mirë me Reformën në Drejtësi. Por, ka nevojë gjithashtu për ndërgjegjësim dhe ne këtë po bëjmë; ndërgjegjësim që gjërat mund të shkojnë në drejtimin e gabuar dhe mjaft keq”.

Prezenca e OSBE dhe Universiteti i Arteve hapën në hollin e Bashkisë së Shkodrës ekspozitën “Krimi Mjedisor”. Ambasadori tha se krimi mjedisor është një shqetësim për Shqipërinë dhe vetëm 32 raste janë dërguar në gjykatë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!