Numri i rasteve të reja vazhdon të shënojë rënie në Itali, sipas të dhënave nga Fondacioni Shkencor Gimbe. Gjatë javëve të fundit, numri i rasteve u ul me 19.2%, ndërsa përqindja e pacientëve të shtruar ra me 9.6%.
Shtrimi i pacientëve në spital u ul me 13.2% në krahasim me javën e kaluar, ndërsa shtrimi i pacientëve me Covid-19 në njësitë e kujdesit intensiv gjithashtu u ul me 11%. Dhe numri i vdekjeve në shtatë ditët e fundit shënoi rënie, me një mesatare prej 55 viktimash në ditë, ndërsa javën e kaluar, numri mesatar i viktimave ishte 56 në ditë.
Në 20 rajone, vetëm në dy (Valle d’Aosta dhe Emilia Romagna) rastet janë shtuar. Italia ka regjistruar 4,672,355 raste dhe 130,921 viktima që nga fillimi i pandemisë./abcnews.al