A ka dorëzuar raporte për Berishën në SHBA? Flet në “LOG” drejtuesi i Lëvizjes “MJAFT”

schedule23:24 - 30 Shtator, 2021

schedule 23:24 - 30 Shtator, 2021

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa kërkon prova dhe transparencë për shpalljen e tij “non grata” akuzon se vendimi i SHBA-së për ta futur në “listën e zezë” është bazuar mes të tjerash te raportet e OJQ-ve, të financuara nga George Soros.

Doli se burimet e informacionit kishin qenë OJQ-të e Soros, mediat e kontrolluara nga Rama dhe raportet sekrete të kontrolluara nga Rama, të papublikuara kurrë” ka akuzuar Berisha.

Drejtori Ekzekutiv i Lëvizjes “MJAFT” Aldo Merkoçi mbrëmjen e sotme në një lidhje me “Skype” me emisionin “LOG” në “ABC” u shpreh se organizata që ai drejton nuk ka dorëzuar raporte në ambasadën amerikane për Sali Berishën.

Jo, nuk kemi dorëzuar asnjëherë raporte individuale, kanë qenë raste të rralla për çështje, por jo për persona” tha ai./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!