Kosova refuzoi projektin e gazit, Harxhi: Vendimi duhet rishikuar, mes Kurtit e Osmanit ka krisje

schedule22:54 - 30 Shtator, 2021

schedule 22:54 - 30 Shtator, 2021

Ministrja e Ekonomisë në Kosovë Artane Rizvanolli njoftoi pasditen e së enjtes se qeveria e vendit nuk do të vijojë me projektin në gazsjellësin ekzistues në Maqedoninë e Veriut, projekt ky i përkrahur nga MCC-ja amerikane.

Rizvalloni u shpreh se qeveria ka nevojë për më shumë informacione rreth projektit të gazsjellësit për të ditur nëse është projekt adekuat për tranzicionin energjetik të Kosovës. Ky vendim, sipas ish-ambasadorit kosovar në SHBA Avni Spahiu është një lëvizje jo e zgjuar e qeverisë Kurti pasi mund të shihet si një sfidim i raporteve me Amerikën.

Megjithatë, në një lidhje direkte në “Log” në ABC, ish-ambasadori theksoi se anti-amerikanizmi si koncept në shoqërinë kosovare nuk ka ekzistuar asnjë herë.

“Nuk ka pasur asnjë herë në shoqërinë kosovare ndonjë ndjenjë anti-amerikane.”

Kurse, për Mentor Nazarkon, nëse vendimi i qeverisë kosovare është definitiv atëherë duhet të ketë reagim kombëtar.

Kurse, zonja Edith Harxhi u shpreh se, sipas mendimit të saj, për këtë çështje dhe të tjera ka edhe një krisje mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Vjosa Osmani. Sipas saj, edhe Shqipëria duhet të dalë me një reagim.

Kurse, ish-ambasadori Avni Spahiu shpreson që të ketë hapësirë për ta rishikuar si vendim.

“Vetë vënia në pikëpyetje e projektit është vetëveiu e dëmshme për raportet mes dy vendeve. Ne kemi nevojë për mbështetjen e miqve të mëdhenj siç janë SHBA.”

Përfaqësues të shoqërisë civile dhe disa parti opozitare i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës që të pranojë investimin amerikan për ndërtimin e infrastrukturës së gazit natyror. Sipas tyre, Kosova ka nevojë për rritje të diversitetit të burimeve të energjisë elektrike. /abcnews.al/