Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Irani mohon akuzat për sulm me bombë ndaj Uashingtonit

schedule12:08 - 18 Nëntor, 2026

schedule 12:08 - 18 Nëntor, 2026

Misioni i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara ka hedhur poshtë raportimet për një plan të dyshuar të Teheranit për të kryer një sulm radiologjik në Uashington. Autoritetet iraniane akuzojnë Shtetet e Bashkuara se po përhapin informacione të pavërteta për të justifikuar operacione të reja ushtarake kundër Iranit.

Përfaqësia iraniane në OKB ka mohuar kategorikisht pretendimet se Teherani po planifikon një sulm ndaj Uashingtonit me një të ashtuquajtur “bombë të ndyrë” radiologjike.

Përmes një deklarate të publikuar në platformën X, misioni iranian i cilësoi raportimet si pjesë të një fushate të organizuar dezinformimi, e cila, sipas tij, synon të krijojë terrenin për veprime të mëtejshme ushtarake kundër Iranit.



“Asnjë propagandë apo dezinformim nuk mund të mbulojë një akt agresioni, të legjitimojë krimet e luftës ose të lirojë nga përgjegjësitë ata që kanë kryer krime të tilla të tmerrshme”, thuhet në reagimin e përfaqësisë iraniane.

Teherani theksoi gjithashtu se rezervon të drejtën për t’u vetëmbrojtur, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, nëse përballet me veprime që i konsideron agresive.

Deklarata e Iranit vjen pas një raportimi të CNN, sipas të cilit agjencitë amerikane të inteligjencës po analizojnë informacione lidhur me një komplot të mundshëm iranian kundër zyrtarëve të lartë të administratës së presidentit Donald Trump.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!