Ish -ministri i Jashtëm japonez Fumio Kishida fitoi zgjedhjet për udhëheqjen e Partisë Liberal-Demokrate. Kissinda, 64 vjeç, udhëhoqi në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme për kreun e ri të partisë në pushtet dhe fitoi raundin e dytë me 257 vota kundër 170 të siguruara nga kundërshtari i tij, 58-vjeçari Taro Kono.
Parlamenti pritet ta zgjedhë Kishidën kryeministër më 4 tetor. Ai pritet të marrë postin e kryeministrit pas dorëheqjes së Yoshihide Suga pas vetëm një viti në detyrë.
Kryeministri i ri pritet të përballet me një sërë çështjesh të vështira, përfshirë rimëkëmbjen e ekonomisë së prekur nga pandemia dhe përballjen me kërcënimet që vijnë nga Koreja e Veriut./abcnews.al