Kryeministri Edi Rama këtë të martë ka zhvilluar një takim me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Rama në konferencën e përbashkët me zyrtaren e lartë të Komisionit Evropian ka falenderuar atë dhe të gjithë Komisionin Evropian për mbështetjen e dhënë ndaj Shqipërisë për rindërtimit pas tërmetit tragjik.
Rama është shprehur se në këtë tak,im përveç procesit të rindërtimit është shprehur se është diskutuar dhe në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
Sipas tij në këtë takim ai ka marrë si përherë mbështetjet e saj dhe të gjithë Komisionit Evropian për zhbllokimin e vijimit të negociatave.
“Në një moment të rendësishëm për ecurinë e Shqipërisë në rrugën e BE-së dhe për sfidat e përbashkëtar të njerëzimit dhe bashkësive Brenda Evropës siç është lufta me pandeminë beteja me ndryshimet klimaterike që kanë sjellë të reja të padëshiruara për ne në mjedisin ku jetojmë çfarë e kemi parë me zjarret kërcënuese që janë shtuar në mënyrë të ndjeshme në të gjithë botën dhe në këtë pjesë të Evropës. Dhe për lajmin e mirë Brenda kësaj periudhe vështirësisë, që është lajmi i rindërtimit, i transformimit rrënjësor i kushteve për të mësuar i familjeve që u goditën nga tërmeti dhe besoj se sot e shohin me sytë e tyre se rindërtimi po sjell një cilësi të re në jetën e tyre dhe në jetën e fëmijëve të tyre, një process që vazhdon dhe hap pas hapi po mbyllen të gjithë plagët e asaj tragjedie të paharrueshme.
Në këtë pikë dua të nënvizoj se kjo nuk është vizita protokollare e një autoriteti të lartë të Evropës, dhe presidentja më e rëndësishme e një Komisioni të Lartë Evropian, por vizita e një gruaja për ta vënë të gjithë kapacitetin e detyrës që mbulon në mbështetje të atyre familjeve dhe fëmijëve që dolën të dëmtuar nga tërmeti.
Presidentes i takon një falenderim shumë i posaçëm jo vetëm formal por një falenderim vëllazëror dhe i sinqertë për çdo gjë që ka bërë që në fillim të marrjes së lajmit për rënien e tërmetit dhe nuk ka reshtur deri në kurorëzimin e përpjekjes së saj personale për arritjen e mbledhjes së donacioneve.
Me presidenten kemi folur edhe për procesin, për situatën absurd që ndodhet vendi për shkak të bllokimit që ka bërë Bullgaria Maqedonisë së Veriut, ndërkohë që ne i kemi bërë të gjithë detyrat dhe presim që të vijojmë negociatat për BE-në. Nuk kam çfarë të them përveçse të falenderoj presidentet që është një avokate e palëkundur e procesit e cila gjithmonë ka qenë e bindur për rëndësinë e Ballkanit Perëndimor në BE dhe padyshim nuk ndalet duke nxitur këtë proces.
Komisioni Evropian prej disa vitesh jep rekomandimin pozitiv për negociatat, i cili është i ashpër por kur gjërat kalojnë në Këshillin evropian aty futet dhe politika dhe interesat e 27 vendeve anëtare.
Kemi folur dhe për procesin e bashkëpunimit rajonal, ky presidentja njihet dhe si mbështetëse e kancelares Merkel e cila ishte dhe iniciatore për nisjen e procesit të Berlinit, dhe ky është një proces i përafrimit të Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Rama./abcnews.al