Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kur do të rikthehet Revolt Klan? Bruno “thumbon” artistët e rinj: Kur arrijnë majat, harrojnë ndihmën

schedule11:08 - 28 Shtator, 2021

schedule 11:08 - 28 Shtator, 2021

Bruno Pollogati i grupit të njohur “Revolt Klan” ishte i ftuar këtë të martë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku foli për karrierën dhe jetën e tij personale. Këngëtari kujtoi për moderatorin Alban Musa fillimet në muzikë. Teksa foli për projektin më të fundit “I don”, ai tregoi se së shpejti do të rikthehet bashkë me anëtarin e tjetër të grupit pas një pauze disa vjeçare.

“Po krijojmë një projekt të ri që shpresojmë se do të përfundojë shumë shpejt.”, tha ai. Këngëtari foli ndër të tjera dhe për mbështetjen për brezin e ri të artistëve që kanë dhënë por sipas tij janë këta të fundit, që pasi arrijnë të bëhem të famshëm harrojnë ndihmën që kanë marrë.

“Pse ndodh kjo? Sepse këta të rinj nuk e dinë çfarë është fama dhe vuajtja. Netë, ditë, 48 orë pa ngrënë pa pirë duke krijuar dhe kompozuar, vjen një i ri sot dhe t’i jep çdo gjë tënden dhe papritur shkon aty. Ndodh që merr një start, shkon në një majë dhe harron të kthejë kokën pas. Kjo mungon sot te të rinjtë. “, tha Bruno. I pyetur nga moderatori për emra, ai tha: “Kush na dëgjon e kupton.”



Ndër të tjera ai u ndal dhe tek partnerja e tij, me te cilin lidhi kurorë në Korrik të këtij viti. Ai publikoi dhe një këngë, klipi i së cilës përfshinte momente nga ceremonia e dasmës. Ai tregoi se janë bashkë prej rreth një dekade, por u tregua i rezervuar duke mos ndarë asnjë detaj tjetër. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!