“Pfizer” dhe “Moderna”: Ky, viti i fundit i pandemisë, COVID-19 do të kthehet në grip

schedule18:43 - 27 Shtator, 2021

schedule 18:43 - 27 Shtator, 2021

Pandemia Covid-19 do të përfundojë brenda një viti, tha CEO i “Pfizer”, Albert Burla për ABC News, duke rënë dakord me CEO-n e “Moderna” Stefan Bancell, i cili bëri të njëjtin parashikim javën e kaluar.

Unë pajtohem me pikëpamjen se brenda një viti ne do të jemi në gjendje t’i kthehemi jetës normale” tha ai, duke shtuar, megjithatë, se “kjo nuk do të thotë që mutacionet e reja do të pushojnë së na shqetësuari ne” tha Burla.

Përveç kësaj, ai vuri në dukje se me kalimin e kohës, Covid “ka të ngjarë të kthehet në një grip sezonal që do të kërkojë vaksinim vjetor për të adresuar mutacionet e reja që do të shfaqen tani e tutje”.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar administrimin e dozës së tretë të vaksinës “Pfizer” për personat mbi 65 vjeç, si dhe për njerëzit që i përkasin grupeve me rrezik të lartë./ db/Abcnews.al