Në takimin e përbashkët mes dy kryeministrave në Prishtinë mësohet se në qendër ka qenë marrëveshjet e përbashkëta mes dy shteteve.
Rama në fjalën e tij është shprehur se ato kanë rënë dakord që mbledhja e radhës mes dy qeverive do të jetë në fund të nëntorit, ku tashmë është emëruar edhe një koordinator i përbashkët i cili mban dy pasaportat e vendeve.
“Sot ne kemi diskutuar shumë tema për bashkëpunimin mes dy qeverive, dhe mund tju them se jemi vërtet të motivuar plotësisht të angazhuar bashkarisht gjë që ishte e qartë dhe në takimin që përfunduam që marrëdhëniet të shkojnë në një nivel tjetër dhe të gjithë marrëveshjet të zbatohen dhe çështje të tjera të shtrohen për zgjidhje. Sot jemi dakordsuar për vendosjen e një personi kyç si një koordinator për arritjen e kësaj marrëveshje, një person që ka dhe dy pasaporta një detaj i rëndësishëm ka besimin e plotë nga të dy ne dhe do të jetë ndihmë që burokracia të mos lejojë të bëjë atë që ka bërë gjithmonë. Unë bashkë me delegacionin e qeverisë shqiptare jemi këtu pas krijimit të qeverisë së re si një mënyrë për të treguar se kjo marrëdhënie duhet të jetë e fortë për të lidhur dy shtetet shqiptare. Kryeministri foli për bilancin dhe në fund të nëntorit do të zhvillohet mbledhja mes dy qeverive në Durrës dhe ne do të punojmë intensivisht për të vendosur pikat mbi “i”, ka thënë Rama.
Ndër të tjerë kreu i qeverisë shqiptare në fjalën e tij në Prishtinë, ka theksuar se kjo është një dekadë e rëndësishme në rolin që kanë shqiptarët në stabilitetin e rajonit.
Sipas tij qëllimi kryesor i dy vendeve tashmë është rrugëtimi drejt integrimit evropian, për të ardhmen e fëmijëve dhe të vendeve.
“Diskutuam se dekada ku kemi hyrë i gjen shqiptarët në rajon më të fortë dhe me një mundësi më të madhe për të shpalosur potencialin e tyre. Shqipëria ka kryer me sukses misionin e drejtimit të OSBE bëhet anëtarë e përhershme e Këshillit të Sigurimit të SHBA, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut si promotor për stabilitetin, po ashtu dhe shqiptarët në Malin e Zi na motivojnë për ta shpalosur deri në fund këtë potencial.
Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e procesit në integrimin në Be shqipëria duhet të zhvillojë konferencën ndërkombëtare të shteteve, ndërsa Kosova duhet të marrë miratimin për këtë rrugëtim, dhe pse të dy vendet i kanë bërë detyrat e shtëpisë por kjo situatë varet nga gjendja e brendshme e BE-së. As Shqipëria dhe as Kosova nuk kanë rrugë tjetër por të vijojnë reformat dhe përpjekjet e vazhdueshme që karakterizojnë familjen e madhe evropiane, pasi kjo është rruga e të ardhmes së fëmijëve tanë”, ka thënë ndër të tjera kryeministri Rama. /abcnews.al