Në këtë puntatë të emisionit Provokacija të gazetarit Mustafa Nano u diskutua për protestën e studentëve. Ishin të ftuar katër studentë: Florida Koçaj, Ela Dogjani, Mario Nesturi dhe Altin Kola.
Ata treguan fillimisht për kauzën e studentëve dhe misionin e tyre.
“Indicja ishte universitetit dhe deri në fund ishte universiteti.”
“Në qoftë se ne përfshijmë probleme të tjera të Shqipërisë, problemet nuk mbarojnë këtu, nëse përfshijmë gjëra të tjera kauza jonë merr fund, devijon, sepse ka aq shumë probleme Shqipëria sa kauza jonë kalon në një plan të dytë.”
Studentët treguan së çfarë është Shqipëria për ta.
“Deri në moshën 25 vjeç do jem këtu, vendi ku po kaloj pjesën më të madhe të jetës sime.”
“Shqipëria është një vend shumë i bukur, foleja e shqiptarëve. Por nuk ka shqiptarë. Sepse ne nuk ngrihemi.”
“Unë do e korrigjoja, por do të thoja se ka shqiptarë, por pak të fjetur.”
“Gjatë këtyre viteve askush nuk ka ngritur zërin për ne, askush nuk është interesuar për ne.”
Studentët reaguan dhe për strukturat rinore të partive politike të cilat ishin pjesë ndikuese e protestës.
“Studentët kanë bindje politike, kjo nuk të thotë që studentët janë aty për partinë, por për të drejtat e tyre.”
“Ka dhe ndikim për keq. Të gjithë kemi bindjet tona politike, por mos ti shfaqim atje.”
“Pika më e fortë është që ne nuk kemi një përfaqësi, thjesht për faktin se u ngritëm të gjithë bashkë dhe do vazhdojmë kështu.”
“Kazua jonë është politike por jo partiake. Një bashkim i madh i studentëve ka krijuar një frikë. Ne kishim vite që nuk ishim dëgjuar.”
Së fundi ata treguan dhe për vijimësinë e protestës në ditët e ardhshme.
“Kazua do të jetë paqësore. Përderisa nuk ndodhi gjë ditën e martë duke mos pasur një grup përfaqësimi ku ishte shumë e vështirë të menaxhohej një turmë aq e madhe. Derisa atë ditë nuk ndodhi ndonjë problem dhe nuk presim që të ndodhin, vendimi do arrihet pa ndodhur asnjë vendim i paparashikuar”./abcnews.al