Barcelona ka nisur një sezon mjaft të komplikuar, as rezultatet dhe as loja nuk po e shoqërojnë skuadrën blaugrana. Pas barazmit kundër Granadas, pozicioni i Koeman është në pikëpyetje dhe tani e ardhmja e tij nuk kërkon optimizëm.
Me largimin e Messit, problemet me të cilat përballet skuadra në sulm janë theksuar dhe nevoja për të përfshirë lojtarë të rinj sidomos në sulm janë evidente.
Sipas TodoFichajes, Barcelona është e interesuar për transferimin e sulmuesit Anthony Martial. Katalanasit kanë përfituar nga biseda me Unied për Bailly për të diskutuar edhe temën e francezit i cili tashmë është një opsion që pëlqehet shumë nga klubi.
Sulmuesi ka humbur rëndësinë me kalimin e kohës dhe me ardhjen e Ronaldos dhe Sancho mundësitë e tij për të prekur fushën janë zbehur ndjeshëm.
Me një kontratë deri në vitin 2025, dalja e tij në merkaton e dimrit duket zgjidhja më e mirë. Barcelona nuk mund ta blejë përfundimisht kartonin e lojtarit në janar, opsioni i mundshëm është huazimi me të drejtë blerjeje në fund të sezonit./abcnews.al/