Në fjalën e tij të mbajtur në parlament kryeministri Rama përsëriti sërish se për zgjidhjen e kërkesa të studentëve duhet dialogu. Ai iu përgjigj edhe opozitës që ditën e sotme theu bojkotin duke dërguar 8 deputetë duke thënë që ata kërkojnë bllokim të zgjidhjes. Sipas Ramës, protesta e studentëve i dha një shuplakë qeverisë, një grusht opozitës dhe shpresë shoqërisë.
Një vështrim rreth e rrotull nuk e shmangu kryeministri Edi Rama, ndërsa hynte në sallën e parlamentit. Pasi la pas protestën e studentëve u ndesh me deputetët e opozitës. I kaloi me buzëqeshje gjestet dhe fjalët e tetë opozitarëve në sallë. Në praninë e tyre tregoi se çfarë prodhon protesta e studentëve
“E para, protesta i dha një shuplakë qeverisë, e dyta protesta i dha një grusht opozitës dhe e treta, protesta i dha një shpresë shoqërisë.”
Prandaj ai këmbëngul që ulja në tryezën e dialogut është mënyra e vetme e zgjidhjes jo vetëm të atyre kërkesave, por edhe më shumë problemeve që ka arsimi.
“Pse na duhet dialogu? P.sh.: Për pikën për Vettingun e titujve ne kemi një plan se si duhet bërë kjo, duhet rënë dakord për planin. Një gjë di unë, brenda 6 muajve të ardhshëm kryetarja e LSI, do të jetë doktoresha e parë e shkencave që do të heqqë bluzen e doktorit dhe do të mbetet me çizmen e LSI.”
Tre minuta foli sa ishin në sallë deputetët e opozitës më pas e mori përsëri fjalën, këtë herë duke u zgjatur në problematikat që ka arsimi i lartë.
“Të marrim pikat nag fillimi deri në fund, ne jemi gati ti plotësojmë një për një. Por kujt t’ja themi? Duhet ta flasim derjtpërdrejtë me studentët.”
Problemin themelor që ka universiteti,e zgjidh vetëm nëse qeveria bashkohet me studentët, tha kryeministri Rama i cili pa me vend të sqarojë se të rinjtë protestues janë aty për të kontribuar për shumicën qeverisëse, jo për ti dhënë vota opozitës.
“Ata që kanë kujtuar dhe kanë bërë çmos që gjtihë atë situatë aspak të këndëshme të studentëve ta kthejnë në një zjarr për të nxjerrë gështenjat për pushtetin e tyre, do të humbasin këtë radhë më keq se ç’humbën në vitin 2017 dhe më keq se ç’kanë humbur në çdo zgjedhje dhe këtë radhë kjo nuk është me vota, këtë radhë kjo është se kush fiton zemrat e studentëve.”/abcnews.al