PSG mund të frikësohet. Norodom Ravichak, nipi i ish-mbretit të Kamboxhias, Norodom Sihanouk, do të blejë klubin francez Saint Etienne.
Në një intervistë me Radio France Internationale, princi kamboxhian deklaroi: “Është e vërtetë që jam ofruar si kandidat për të blerë Saint-Etienne. Nuk vij këtu për të bërë një transaksion financiar. Dua të investoj për një afat të gjatë kohor dhe të kujdesem për Saint-Etienne.
Nëse biem dakord, do t’i siguroj këtij klubi mjete të mjaftueshme financiare për të përmbushur ambiciet dhe për t’i kthyer Saint Etienne lavdinë e dikurshme.”
Të gjelbrit mburren me 10 kampionate si askush tjetër në Francë. Ata kanë fituar titujt nga viti 1957 deri më 1981, duke qenë dhe “rekordmenët” e Ligue One. /abcnews.al/