Mentor Haziri është një nga këngëtarët më të mirë të muzikës ‘live’ në Shqipëri. I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ai u shpreh se tashmë çdo këngë që del në treg është njësoj.
Sipas tij, vetëm në Shqipëri del një artist jashtë mode. Mentori mori shembullin e Aleksandër Gjokës, duke e konsideruar legjend të muzikës.
“Çdo këngë që të dëgjosh tani është e njëjtë, ka ritmin e njëjtë 4/4 dhe ka një ritëm të regatonit që e përcjell. Domethënë muzika përbrenda është pothuajse e zhdukur, është pothuajse fade out. Ajo çfarë dëgjojmë ne më shumë, qendron në mendjen tonë pothuajse një javë dhe zhduket.
Vetëm te ne një artistë del jashtë mode. Çfarë t’i themi Aleksandër Gjokës që ka dal jashtë mode? Nuk mund t’i themi dot sepse ai është legjend. Ka këngë që nuk vdesin kurrë”./abcnews.al