Kryeministrja britanike Theresa May konfirmoi qëndrimin në drejtim të qeverisë dhe partisë Konservatore. Ajo triumfoi në votëbesimin kundër saj duke marrë mbështetjen e 200 deputetëve konservatorë. Ndërsa 117 votuan për ndryshimin e lidereshpit konservator dhe për pasojë largimin e May. Kryeministrja duhej të fitonte të paktën 159 vota. Pavarësisht këtij suksesi, kryeministrja njoftoi se pas përmbylljes së procesit Brexit do të largohet nga politika. Pra në zgjedhjet e vitit 2022, konservatorët do të duhet të gjejnë një lider tjetër. Ndërkohë, gjatë procesit të votimit janë parë edhe dupetët duke qarë. Më herët kryeministrja mbajti një konferencë për shtyp duke thënë se zëvendësimi i saj nga drejtimi i qeverisë do të shtynte ose ndalonte procesin e largimit të vendit nga BE. /abcnews.al
Kryeministrja britanike fiton votëbesimin
schedule22:45 - 12 Dhjetor, 2018
schedule 22:45 - 12 Dhjetor, 2018
