Pezullime pafund dhe humbje në tavolinë, Disiplina me dorë të rëndë tek inferioret

schedule21:16 - 21 Shtator, 2021

schedule 21:16 - 21 Shtator, 2021

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës nuk është kursyer ndaj shkelësve në Kategorinë e Parë dhe të Dytë, ndërkohë që dënimet më të rënda janë dhënë te moshat, ku dy ndeshje janë vendosur në tavolinë. Më poshtë ju sjellim vendimet e publikuara nga FSHF:

“Lojtari i KF Shkumbini, Ilirian Dushaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

Zyrtari i KF Pogradeci, Ardian Abazaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Shënkolli, Bledi Zefi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i Iliria, Keivi Limanaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Përmeti, Klaudio Hoxha, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i SHS Përmeti, Orgest Todhe, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i A.F. Luftëtari, Skerdi Matushi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Pogradeci U-19, për shkak dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive si dhe të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër Football Republic U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, 63/1/b, 63/1/e dhe 64/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe dënohet me gjobë në masën në masën 100.000 (qind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

FC Besa U-19, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-19 – Grupi B, kundër KF Skënderbeu U-19, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3”. /abcnews.al