Në Kurbin shumë banorë kanë përfunduar në spital me shenjat e helmimit.Paraprakisht dyshohet se kjo ka ndodhur nga ndotja e ujit të pijshëm. Për këtë arsye Shëndeti Publik lokal ka kërkuar ndihmën e Tiranës për analizat e ujit
Banorë të shumtë të Kurbinit kanë kërkuar ndihmë në urgjencë. Me shenjat e një helmimi njëri pas tjetrit u shtruan në spital. Mjekët e Kurbinit ngrenë alarmin dhe dyshojnë për helmim masiv nga uji i pijshëm.
Pacientët banonin në të njëjtën lagje, kurse pjesa më e madhe e tyre ishin banore të të njëjtit pallat. Shtrimet kanë nisur që të premten e kaluar. Deri tani janë regjistruar 20 persona të helmuar.
Drejtori i Shëndetit Publik, Gazmir Dervishi, tha se pasi janë njohur me situatën kanë marrë kampionët dhe i kanë dërguar për analiza në Tiranë. Ai thotë se nga analizat paraprake të kryera në Laç, ka rezultuar se uji i depozitave që përdoreshin nga banorët e pallatit, por edhe të disa banesave përreth, është i ndotur.
Ne Laç rrjeti i ujësjellës-kanalizimeve është i dëmtuar prej kohësh. Jo në pak raste ujërat e zeza janë përzjerë me ujërat e bardha. Banorët kanë vendosur depozita me idenë për të patur ujë me tepër, por në këto kushte ato mund të jenë dhe shkaku u ndotjes së ujit./abcnews.al
https://youtu.be/xWDMdCTbO0k