Debate të forta po zhvillohen në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike. Gazetari i ABC, Juxhin Mustafaraj, raporton se debatet janë zhvilluar mes deputetit Flamur Noka dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Noka i ka kërkuar shpjegime kreut të demokratëve mbi ecurinë dhe vendimin për Sali Berishën, ku ky i fundit u përjashtua nga grupi Parlamentar i PD me vendim të Bashës. Ndërkohë Noka nuk është në të njëjtin mendim me Bashën duke u shprehur haptazi kundër përjashtimit të Berishës.
Në ballafaqimin mes këtyre dy figurave të PD-së, mësohet se Noka e ka bërë përgjegjës Bashën në atë që ai e quan “ngulje thike pas shpine ndaj Sali Berishës”.
Noka: T’i je përgjegjës që i ke ngulur një thikë pas shpine Sali Berishës. Ti pavarësisht kësaj, ke thënë se është vendimi i jetës time.
Basha: Mos thoni gjysëm të vërteta, kam thënë vendimi më i vështirë që kam marrë. /abcnews.al/