Avokati Idajet Beqiri thotë se në protestën e kësaj të shtune para Kryeministrisë, nuk pati më shumë se 4 mijë veta.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se ishte e papranueshme që në protestë u soll një arkivol dhe sipas tij është simbolikë e tmerrshme, përdorur më parë nga Sali Berisha.
“Në atë protestë, vetëm qytetari nuk ka më. A dolën sot me arkivol aty? Saliu doli në 1998 me arkivol. Sot ata donin brenda Edi Ramën. Çfarë është kjo protestë me arkivol? Si do japë dorëheqjen Rama? Se dalin aty 10 mijë, ja i pamë numrat që dhatë ju, nuk janë më shumë se 4 mijë veta. Populli shqiptar është i madh. Nuk ka gjë më të shëmtuar se të luash me numrat. Jam i bindur se deri tani degradoi protesta, e mori në dorë Saliu për interesa të veta”, theksoi ai./abcnews.al



