Ia doli padyshim, por nuk e mendonte kush që do të vuante kaq shumë.
Maroku është mes 16 skuadrave më të mira të Botërorit, pas fitores 3-0 ndaj Kanadasë , veçse suksesi në stadiumin e Hjustonit u arrit me shumë fat.
Pjesa e parë ishte e tmerrshme për kampionët e Afrikës, të cilët nuk arritën thuajse asnjëherë ta shikonin portën kundërshtare.
Kanadaja doli në fushë në versionin amerikan, apo në versionin e futbollit total, diçka që e kishte bërë mirë deri tani Maroku, të paktën në gjysmën e parë të ndeshjeve.
Amerikanoveriorët patën më shumë gjuajtje, më shumë zotërim topi, më shumë dëshirë, shpejtësi e forcë fizike dhe atletike.
Gjithsesi, u mungoi saktësia në pasimin e fundit dhe në gjuajtje, diçka që “Luanët e Afrikës” e patën pas pushimit.
Maroku falenderoi, edhe pse mori goditje të rëndë me dëmtimin e sulmuesit kryesor, Saibari, që tashmë ka kaluar te kampionia e Gjermanisë Bajerni.
Me të nisur pjesa e dytë, skuadra nga Afrika e Veriut u shfaq në formë tjetër dhe një gjetje taktike I dha avantazhin, shënuar nga Unahi në 50’.
Më pas, po Unahi realizoi të dytin, sërish kundër rrjedhës së lojës në 82’, dhe kanadezët shpëtuan edhe falë shtyllës nga rrjeta e tretë.
Ishte një lehtësim I përkohshëm sepse Rahimi goditi në minutën e 8-të shtesë në kundërsulm.
Për një skuadër cilësore si Maroku, asistet u dhanë nga Ashraf Hakimi I Paris SG dhe dy nga Brahim Diaz I Realit të Madridit.
Objektivi u realizua, por trajneri Uhabi duhet të ndryshojë shumë nëse dëshiron të shkojë më përpara në këtë Botëror.



