Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla protestuesve: Distancohuni nga dhuna, askush nuk e ndal punën e Kuvendit

schedule12:18 - 2 Korrik, 2026

schedule 12:18 - 2 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u bëri thirrje protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës dhe të mos ushtrojnë presion ndaj deputetëve të Kuvendit gjatë protestës së zhvilluar jashtë Parlamentit.

Nga foltorja e Kuvendit, Balla tha se kush mendon se mund t’u bëjë presion deputetëve për të penguar ushtrimin e detyrës së tyre kushtetuese “e ka shumë gabim”, duke theksuar se Kuvendi do të vijojë punën në funksion të procesit të integrimit europian.

Më pas ai komentoi edhe bojkotin e seancës nga Partia Demokratike, duke u shprehur se u trembën nga vezët.



“Ne do t’i votojmë të tre këto ligje, të cilat janë pjesë e detyrave të shtëpisë. Për këtë na kanë zgjedhur qytetarët shqiptarë. Ende nuk i dimë arsyet pse Partia Demokratike e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetë e pranishme në seancat në vijim”, deklaroi Balla.

Në përfundim, ai theksoi se Kuvendi do të vazhdojë të ushtrojë mandatin deri në maj të vitit 2029 dhe se Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do t’u qëndrojë besnik 856.177 votave që i kanë besuar qytetarët.

Fjala e plotë:

Ne do t’i votojmë të tre këto ligje, të cilat janë pjesë e detyrave të shtëpisë për këtë kuvend. Për këtë na kanë zgjedhur qytetarët shqiptarë.
Ende nuk i dimë arsyet se pse Partia Demokratike, ndjesë pastë, e ka bojkotuar këtë seancë, por shpresoj shumë që të jetënë seancat në vijim.
Kush mendon se mund t’i bëjë presion deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë për të ushtruar detyrën e tyre në përputhje me Kushtetutën dhe detyrimin që Kuvendi ka për të vijuar punën në këtë moment historik të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e ka shumë gabim.
Jo sot, por çdo ditë, ky Kuvend, deri në maj të vitit 2029, do të vazhdojë ta ushtrojë mandatin që na kanë besuar qytetarët shqiptarë dhe Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do t’i qëndrojë besnik 856.177 votave që na kanë sjellë në këtë sallë.

Dua që në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të shumicës qeverisëse të këtij vendi, të dënojmë aktet e dhunës të inspiruara dhe të frymëzuara nga individë kriminalë të përfshirë brenda protestës. Ne i kemi treguar qytetarëve shqiptarë vetëm pak prej tyre, të cilët janë të përfshirë në aktivitet kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, në aktivitet kriminal të grabitjes, të dhunës. Së fundmi, një individ nga Lezha, një farë Anton Frroku, që është një ndër profilet më të paimagjinueshme të banditizmit dhe të kriminalitetit të kësaj proteste, i cili në këto momente që flasim është në kërkim nga policia e shtetit për dhunë brenda familjes. Se vetëm këta mund të kesh që ditën protestë e natën në mënyrë barbare dhunojnë bashkëshorten e vet. I kërkoj policisë që këtë individ ta gjejë menjëherë dhe t’ua nxjerrë, dhe t’ua tregojë gjithë këtyre flamingove dhe gjithë këtyre shoqatave, organizatave joqeveritare që dalin në protestë në mbrojtje të barazisë gjinore, për të cilët i kemi mbështetur, do vazhdojmë t’i mbështesim, nuk kemi bërë kurrë pishman; por do mirëprisja ndonjërën prej këtyre organizatave që të distancohej nga këta individë që penetrojnë brenda asaj proteste dhe bëjnë pis atë protestë.

Tre punonjës policie janë në këto momente të plagosur, të lënduar rëndë, të gjakosur, dhe ky Kuvend nuk mund të rrijë dhe nuk mund të heshtë pa i thënë çdokujt: kushdo që tenton të ngrejë dorën kundër policisë së shtetit, ka ngritur dorën kundër vetë shtetit. Gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit. Gjaku i atyre tre punonjësve të policisë për të mbrojtur institucionin e parlamentit është gjaku i shtetit.

Nazizmi kështu lindi: duke sulmuar Reichstag-un, duke i vënë zjarrin parlamentit. Këta nuk kanë asnjë dallim, dhe prandaj qëndrimi i këtij Kuvendi duhet të jetë i qartë, jo i ndarë në krahë.

Këta e humbën davanë që ditën e parë, nuk kam pasur kurrë besim se këta mund të jenë një parti që dinë çfarë është shteti. Arritën deri në pikën sa sot u trembën dhe nga vezët. Nuk erdhën të bëjnë detyrën e shtetit për shkak se kishin frikë nga vezët.

Megjithatë, detyra jonë është të vazhdojmë përpara në detyrën tonë historike, që brenda këtij mandati ta bëjmë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian.

Protestuesve, në emër të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, dua të jem i drejtpërdrejtë: pak ditë na ndajnë nga momenti kur koha e dialogut me ju, me ju që kishit arsye legjitime për të protestuar, po vjen.
Që nga shqetësimet për natyrën, deri tek zemërimi ndaj gjithkujt prej jush, ndaj atyre që kanë shpërdoruar besimin mbi karrigen e pushtetit të dhënë nga Partia Socialiste. Arsyet e sinqerta të protestës, nga ana jonë, jemi të gatshëm t’i dëgjojmë dhe sigurisht të reflektojmë duke i dëgjuar ato.

Dhe prandaj besoj shumë, siç e thashë edhe në një qëndrim publik dje, por sot mund ta them në emër të këtij grupi që kam nderin e madh, të jem kryetari i këtij grupi më i madhi që ka pasur ndonjëherë Partia Socialiste, kam besim shumë që qytetaria e bukur e Bulevardit të Flamingove do të distancohet edhe më shumë sesa e bëri dje nga dhuna e këtyre mbeturinave politike dhe sociale që kanë marrë peng protestën.

Protesta nuk ka asgjë të përbashkët me këta individë kriminalë të cilët duan ta përdorin dhe po e përdorin protestën për qëllimet e tyre të pista, qëllime të interferencave të huaja.

Kush në Shqipëri nuk e beson dot më se këtu është dorë e huaj, që sot po paguan para për të destabilizuar Shqipërinë, duhet ta kuptojë qartë që kjo është, jo vetëm Irani, jo vetëm vende të tjera fqinje që nuk duan ta shohin Shqipërinë të zhvilluar në turizëm, por edhe aktorë të tjerë, përfshirë këtu Kremlinin. Faleminderit shumë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!