Avokati Idajet Beqiri thotë se mbështetës të Lëvizjes Vetëvendosje, partisë së kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, kanë ardhur në protestat në Tiranë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Kurti po fut përçarje mes Shqipërisë dhe Kosovës.
“Albin Kurti po fle me Serbinë, po fut përçarje kombëtare. Duke ardhur ato që dërgon Albini, po ndodh një antikosovarizëm i tërbuar. Nuk kanë punë të vijnë ata këto për punët e Shqipërisë. Nuk ka përçarje më të rëndë. Albin Kurti duhet të distancohet nga ata persona me flamur. Duhet të dilte, se është kryeministër në detyrë i Kosovës, duhet të thoshte se nuk kanë lidhje me Lëvizjen Vetëvendosje ata. Ai po na humbet shtetin e Kosovës. Ata duket të kujt janë, që vijnë nga andej. UÇK është distancuar rreptësisht prej tyre”, theksoi ai./abcnews.al



